Pamje nga aksioni i Policisë, ku u konfiskuan aparate të lojërave të fatit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në mbështetje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë realizuar urdhër kontroll në pesë lokacione të ndryshme ku dyshohej për veprimtari te kundërligjshme në Skenderaj.

Sipas policisë gjatë kontrollit në pesë lokacione ku dyshohej për veprimtari të dyshimta janë gjetur dhe sekuestruar: 10 televizorë; 12 monitor; 10 shtëpiza te kompjuterit; 12 aparate të lojërave; 8 printerë; 470 euro dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastet në fjalë.

“Lidhur me rastet në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar pesë persona të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ’’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, bëhet e ditur nga policia.

Kategoritë
LajmeVendi