Pamje pasi Ukraina rrëzon një avion ushtarak të Rusisë

Ukraina ka thënë se sot ka rrëzuar një aeroplan ushtarak rus Sukhoi Su-25, afër qytetit të Volnovakha në Ukrainën lindore.

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny, ka thënë se ushtria ukrainase e ka në zotërim qiellin në Ukrainë.

“Një tjetër avion armik SU-25 së bashku me pilotin u shkatërrua. Gjithsej 34 avionë armikë dhe 37 helikopterë u rrëzuan gjatë luftës”, ka thënë ai në një postim në Tëitter.

Më herët gjatë ditës, Ministria e Jashtme e Ukrainës ka publikuar të dhënat mbi humbjet e Rusisë në territorin e Ukrainës që na fillimi i agresionit.

Megjithatë, këto të dhëna janë shumë më të vogla në numra sesa ato që i ka publikuar vetë Rusia.

Kategoritë
BotaLajme