Pamje: Refuzoi ta shiste tokën, tani e korr grurin e rrethuar nga banesat

Në internet janë publikuar pamje të një kombajne duke e korrë arën me grurë të rrethuar nga blloqet e banimit, pasi pronari i tokës kishte refuzuar t’ua shiste pronën investitorëve të ndërtimit.

Në video shihet fermeri Michal Mysloëski duke e futuar kombajnën në arën që ndodhet vetëm disa metra larg ndërtesave me shumë kate në Lublin të Polonisë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Fermeri tha se banorët nuk kanë problem me këtë gjendje dhe se e kuptojnë që ai duhet ta kryejë punën. Një banor madje dha kompliment për pamjen e pazakontë.

Edhe përdoruesit e rrjeteve sociale reaguan ndaj videos interesante, duke e çmuar vendosmërinë e fermerit për ta punuar tokën.

“Ne kemi një zëvendësim për fshatin në qytet. Si banor, mund të them se s’na pengon aspak, përkundrazi. Kjo është pamje më e mirë nga dritarja sesa bllok pas blloku”, shkroi në Facebook një banore e quajtur Katarzyna.

Një përdorues tjetër i rrjeteve sociale shkroi: “Dikush do të jepte gjithçka për pamje të këtillë.”

Kategoritë
LajmeTë ndryshme