Pandemia e ardhshme, për të cilën nuk ka vaksinë

Nga Fiona Harvey, The Guardian

Sipas një deklaratë të OKB-së,  thatësira është një krizë e fshehur globale që rrezikon të bëhet “pandemia e ardhshme” nëse vendet nuk ndërmarrin veprime urgjente për ruajtjen e ujit e tokës dhe trajtimin e ndryshimeve klimatike.

Të paktën 1.5 miliardë njerëz janë prekur nga thatësira gjatë këtij shekulli, duke i kushtuar ekonomisë 124 milardë dollarë dëme. Por në fakt vlera e vërtetë e dëmeve  besohet të jetë më e madhe sepse në të dhënat deri më tani nuk është llogaritur dëmi që thatësira ka shkaktuar në vendet e zhvilluara, sipas një raporti të publikuar të enjten.

Mami Mizutori, përfaqësuesja  e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat, tha: “Thatësira mund të jetë pandemia e ardhshme dhe nuk ka asnjë vaksinë për ta kuruar atë. Shumica e botës do të jetojë me frikën e mungesës së ujit në vitet e ardhshme, raporton abcnews.al

Kërkesa do të tejkalojë furnizimin gjatë periudhave të caktuara. Thatësira është një faktor kryesor në degradimin e tokës dhe rënien e rendimenteve për të mbjellat kryesore.

Ajo tha se shumica mendojnë se e dinë dëmin që ka shkaktuar thatësira në Afrikë por që kjo nuk është e vërtetë. Thatësira tani është  përhapur kudo,  dhe të gjithë, përveç një numri të vogël të vendeve, do të vuajnë nga kjo “pandemi”, thuhet në raport.

Njerëzit kanë jetuar në thatësirë ​​për 5,000 vite, por ajo që ne po shohim tani është shumë ndryshe,” tha Mizutori.

“Aktivitetet njerëzore po përkeqësojnë edhe më shumë situatën “, duke kërcënuar të prishin progresin në luftën kundër varfërisë.

Vendet e zhvilluara nuk kanë qenë imune. Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Europa Jugore kanë vuajtur nga thatësira ​​gjatë viteve të  fundit. Thatësira ka shkaktuar dëme deri në  6 miliardë dollarë në vit në SHBA, dhe rreth 9 miliardë euro në BE.

Thatësira shkon përtej bujqësisë, tha Roger Pulwarty, një shkencëtar i vjetër në Administratën Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike në SHBA dhe një bashkautor i raportit. Ai vuri në dukje lumin Danubin në Europë, ku thatësira e vazhdueshme gjatë viteve të fundit ka prekur transportin, turizmin, industrinë dhe gjenerimin e energjisë, raporton abcnews.al

“Ne duhet të kemi një pamje më të qartë të thatësirës,” tha ai. “Ne duhet të dimë se si të menaxhojmë burime të tilla si lumenjtë dhe ujëmbledhësit e mëdhenj”.

Ndryshimi i reshjeve të shiut si rezultat i ndryshimit të klimës është  faktori kryesor i thatësirës, ​​por gjithashtu edhe  përdorimi joefikas i burimeve ujore dhe degradimi i tokës. Shpyllëzimi, përdorimi i tepërt i plehrave dhe pesticideve, kullotja dhe uji i tepërt në  bujqësi  shkaktojnë gjithashtu probleme të mëdha.

Mizutori i bëri thirrje qeverive që të ndërmarrin masa për të ndihmuar në parandalimin e thatësirës duke reformuar  mënyrën se si nxirret, ruhet dhe përdoret uji dhe toka, raporton abcnews.al

Sipas saj, sistemet e duhura dhe teknikat e përparuara të parashikimit të motit mund të ndihmojnë njerëzit  në rrezik. Gjithashtu bashkëpunimi dhe puna me banorët lokalë është thelbësor sepse njohuritë e tyre mund të na ndihmojnë për të na informuar se ku dhe si ruhet uji dhe gjithashtu mund të parashikojmë periudhat e thata gjatë vitit.

Kategoritë
BotaLajme