Pandemia nuk është më Vis Major

Masat kufizuese lidhur me pandeminë nuk mund te nxirren pa siguruar proporcionin ne mes të masës kufizuese te se drejtës se qytetarit dhe demit qe ajo mase i shkakton bizneseve. E gjithë bota, por edhe Kosova jeton me pandemi nga Marsi i vitit 2020. Prandaj, me pandeminë duhet menaxhuar dhe ajo nuk konsiderohet me te jete vis major (rrethane e paparashikueshme). Pandemia ështe tanime e parashikueshme. Nese nuk menaxhohet mire, lidhur me efekte e saj përgjegjësia bie mbi personin/organizatën përgjegjës për menaxhimin e saj. Kjo sot aplikohet ne kontratat komerciale por edhe ne raport shtet me qytetare.

Shteti i Kosovës nuk mund t’ia faturoj pasojat e menaxhimit te saj me pandemie bizneseve private dhe qytetareve te Kosovës. Sidomos për gastronomet masat e tanishme janë te papërballueshme dhe ju kërcënon ekzistencën ekonomike, përderisa gastronomi nuk mund te shërbej ne lokal brenda.

Ne te njëjtën kohë qytetaret e vaksinuar ose te shëruar privohen në liritë themelore te tyre si e drejta e lëvizjes pas orës 22:00 si dhe e drejta e vizitës te lokaleve te gastronomisë. Pra, shteti nuk mund të marre veprime joproporciolne ne llogarinë e te drejtave te qytetareve, per shkak se nuk ka planifikuar si duhet masat ose nuk i ka bere detyrat ne kohe.

Shteti i Kosovës duhet urgjent te ju kthej liritë qytetareve, sidomos per qytetaret e vaksinuar dhe te shëruar (per 6 muaj). Sipas standardeve ndërkombëtarë, këta te fundit nuk kane potencial infektues. Ne shtetet perëndimore, për shkak te mos mundësisë ne qasje ne vaksine per te gjithë qytetareve, te pa-vaksinuarave ju ofrohet test i shpejte pa pagesë, me te cilin kane te drejte te vizitojnë lokalin e gastronomisë brenda 48 orëve nga koha e testit. Ne rast te mbylljes totale, lokalet e mbyllura kane te drejte ne paketa stimuluese.

Përgjegjësia e Shtetit te Kosovës ndaj qytetareve te saj duhet te jene te nivel, pavarësisht rrethanave politike apo kompozicionit politik te qeverise. Shteti ështe subjekt juridik dhe mbanë përgjegjësi për veprimet e saj. Veprimi duhet me qene proporcional me kufizimin e te drejtave te qytetareve. Shteti nuk mund te thirret me ne vis major, sepse tanimë përmes mekanizmit te vaksinimit shteti i ka te gjitha mekanizmat për menaxhimin e pandemisë.

Përgjegjësia e shtetit ne raport me masat kufizuese nuk ështe vetëm politike por edhe ligjore. Veprimet e shtetit ne relacion me kufizimet e te drejtave, qytetareve dhe bizneseve te demtuar ju themelojne te drejta ligjore kunder Shtetit te Kosoves.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme