Panik te Barcelona, ylli i ekipit dërgohet në spital për probleme me zemrën

Barcelona mori vetëm një barazim në debutimin dje të trajnerit Sergi Barjuan ndaj Alaves. Krahas rezultatit ajo që shqetësoi më shumë edhe drejtuesit ishte gjendja e Kun Agueros i cili u zëvendësua në fund të pjesës së parë me Coutinhion.

Argjentinasi pati një duel ajror dhe u rrëzua pa shkaktuar dëme te ai por siç mësohet ai kishte probleme me frymëmarrjen edhe pse nuk pati nevojë për barrelën për ta dërguar jashtë fushe.

Sulmuesi kishte një bllokim në kraharor që e vështirësonte frymëmarrjen dhe siç njoftoi Barcelona, u dërgua menjëherë në spital me ambulance për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Kategoritë
Sport