Papa Françesku mbërrin për vizitën e tij historike në Irak

Papa Françesku u prit nga Kryeministri Mustafa Al-Kadhimi në aeroportin e Bagdadit

Papa Françesku ka mbërritur në kryeqytetin irakian Bagdad për një vizitë zyrtare katër-ditore

Televizioni shtetëror “Al-Iraqiya” transmetoi drejtpërdrejtë uljen e avionit të Papës.

Ai u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit nga kryeministri irakian, Mustafa Al-Kadhimi, si dhe një numër i madh zyrtarësh dhe klerikësh të feve dhe sekteve të ndryshme irakiane.

Kjo është vizita e parë e një Pape të Vatikanit në Irak dhe gjithashtu është turneu i parë i Papa Françeskut jashtë vendit që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Kategoritë
BotaLajme