Papa u kërkon falje indigjenëve të Kanadasë për abuzimet në shkollat rezidenciale

“Kërkoj falje nga Zoti për këtë sjellje të dënueshme të disa anëtarëve të Kishës”, tha Papa Françesku

Papa Françesku u kërkoi falje përfaqësuesve të popullatës indigjenë kanadezë për abuzimet që përjetuan nxënësit e shkollave rezidenciale të drejtuara nga Kisha në Kanada, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kërkoj falje nga Zoti për këtë sjellje të dënueshme nga disa anëtarë të Kishës”, tha Papa Françesku në një audiencë me peshkopët indigjenë dhe kanadezë, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.

“Jam prekur thellë, bashkohem me peshkopët kanadezë për t’ju kërkuar falje”, agjencia citoi të thoshte Papa.

Papa njoftoi gjithashtu një vizitë të ardhshme në Kanada, duke u shprehur: “Shihemi në Kanada, ku do të jem në gjendje t’ju shpreh më mirë afërsinë time”.

Takimi i Papës me tre grupet indigjene: Asambleja e Kombeve të Parë, Metis dhe Inuit, ishte planifikuar për në dhjetor 2021, por u anulua për shkak të variantit omikron të koronavirusit.

Grupet kanë të njëjtin qëllim, ata dëshirojnë kërkim-falje nga Papa për rolin e Kishës Katolike në drejtimin e shkollave famëkeqe indiane rezidenciale duke filluar nga vitet 1820 deri në vitet 1990, kur u mbyllë edhe shkolla e fundit nga gjithsej 139 të tilla.

Rreth 150.000 nxënës u dërguan në shkolla, nganjëherë u morën nga familjet e tyre me forcë për të zhdukur kulturën indigjene.

Rreth 4.500 nxënës vdiqën, ndërsa disa të tjerë iu nënshtruan abuzimit fizik, seksual dhe psikologjik.

Gjatë vitit të kaluar, më shumë se 1.800 varre të pashënuara janë identifikuar në lokacione të ndryshme të shkollave rezidenciale në të gjithë Kanadanë.

Rreth 60 për qind e tyre drejtoheshin nga Kisha Katolike dhe pjesa tjetër nga kisha të tjera të krishtera.

Falje kanë kërkuar individë dhe grupe të ndryshme që përfaqësojnë Kishën Katolike, por kërkim-falja e sotme e Papa Françeskut është e para nga një Papë.

Kategoritë
BotaLajme