Papa viziton fëmijët ukrainas në spitalin e Vatikanit

Papa Françesku ka vizituar sot fëmijët ukrainas që po trajtohen në spitalin e Vatikanit.

Vatikani ka deklaruar se rreth 50 fëmijë kanë arritur nga Ukraina që nga fillimi i luftës. Në spitalin “Bambino Geseu” po trajtohen 19 prej tyre.

Disa prej fëmijëve të hospitalizuar janë duke vuajtur nga probleme onkologjike dhe neurologjike dhe sëmundje të tjera, që lidhen me gjendjen e tyre shëndetësore që nga paralufta.

Mes fëmijëve, ka edhe vajza me plagë të rënda si pasojë e bombardimeve, thuhet në njoftimin e Vatikanit.

“Le të lutemi për ta… për fëmijët në spitalin “Bambino Gresu”, që janë lënduar në luftë”, ka thënë sot Papa i Vatikanit.

Ai ka thënë se është kohë e rëndë dhe ka premtuar ndihmën e Romës që gjendja e tyre të përmirësohet.

Kategoritë
BotaLajme