Paralajmërohet ngritje e çmimeve në Kosovë: Dogana njofton se nuk ka import të madh nga Rusia e Ukraina

Ekonomistët në Kosovë kanë paralajmëruar ngritje të çmimeve, ndërsa Dogana ka njoftuar se nuk ka import të madh nga Rusia e Ukraina.

Afër 100 milionë euro Kosova ka import nga Rusia e Ukraina në vitin 2021.

Përmes kufirit në Kosovë hyjnë me miliona mallra nga shtete të ndryshme të botës. Dy prej shteteve të mëdha prej të cilave Kosova importon, tanimë janë në gjendje lufte.

Që nga sulmet e para të Rusisë në Ukrainë, stabiliteti e paqja në botë kanë pësuar lëkundje. E së bashku me to edhe ekonomia.

Por si do të ndikojë kjo luftë në ekonominë kosovare, konkretisht në importin e mallrave?

Adriatik Stavileci nga Dogana e Kosovës njoftojnë se nuk ka vend për shqetësim në këtë fushë pasi që vlera e importit s’është aq e lartë.

Stavileci tregon se nga këto dy shtete importohen kryesisht metale dhe drunj.

E që vetëm në muajin e parë të vitit 2022, kjo është vlera monetare e produkteve. Mirëpo si do të ndikojë lufta në Ukrainë në shtetet e Evropës e në Kosovë, tregon ekonomisti Erton Bega.

Sipas tij, nga produktet e importuara nuk do të ketë dëm.

Ndryshe, ditëve të fundit është paralajmëruar rritje e çmimit të naftës e të miellit.

Kategoritë
EkonomiLajmeVendi