Parashikimet e “skenarit më të keq” të klimës nuk janë më të besueshme

Skenarët më të këqinj të ndryshimit të klimës me ngrohje deri në 4ºC ose 5ºC nuk janë më të mundshme sipas një studimi të fundit.

Studiuesit në Universitetin e Kolorados në Boulder thonë se skenarë të tillë bazohen në të dhëna të rreth 15 viteve më parë dhe nuk ka më gjasa të ndodhin.

Studimi zbuloi gjithashtu se qëllimi i Marrëveshjes së Parisit për Klimën për të kufizuar ngrohjen në 2C është ende i arritshëm.

Autori kryesor Roger Pielke, tha: “Ky është një lajm i mirë optimist në lidhje me atë se ku është bota sot, në krahasim me vendin ku menduam se mund të ishim. Objektivi 2ºC nga Parisi mbetet i arritshëm”.

Kategoritë
BotaLajme