Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një postimi në facebook ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas IHMK-së, në viset malore parashihen fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme