Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Kjo fundjavë do të jetë me kthjellime.  Nga e diela sërish shumë nxehtë.  Kryesisht me diell edhe në fillim të javës.

Sipas Prishtina Weather në ditët e ardhshme parashihet të mbretëroj mot i qëndrueshëm kryesisht me kthjellime dhe me diell.  Të shtunën jo edhe aq nxehtë, e nga dita e diel sërish temperaturat në rritje dhe shumë nxehtë.

Ditëve të para të javës së ardhshme, parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.  Orëve të pasdites me vranësira, e përreth viseve malore me mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor mund të kaloj edhe në vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve UV në këto ditë të kthjellëta do të jetë në vlera shumë të larta, prandaj  preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.

7.08 – Kryesisht me diell dhe jo aq nxehtë.

8.08 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.  Herë-herë me vranësira të pakta kalimtare.

9.08 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.  Pasdite përreth viseve malore mundësi për ndonjë rigë shiu.

10.08 – Shumë nxehtë dhe kryesisht me diell.

11.08 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.  Pasdite përreth viseve malore mundësi ndonjë rigë shiu.

Temperaturat minimale luhaten nga 14C deri 17C, e maksimalet shënojnë rritje deri në 35C e 36C, e të mërkurën me tendencë të rënies së lehtë në 33C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare 2-9m/s, të shtunën nga veriperëndimi, e nga e diela prej jugperëndimi.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme