Paratë e humbura i kthehen qytetarit në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një rast, ku qytetarit i kishin humbur 2,735 euro, ndërsa paratë e gjetura i janë kthyer nga dy qytetarët të cilët i kishin gjetur.

Rasti ka ndodhur sot në Klinë.

Lexoni të plotë njoftimin:

Më datë 14.12.2021, rreth orës 07:15, Stacioni Policor në Klinë, është informuar për një rast i cili sipas ankuesit ka ndodhur në tregun e kafshëve në Klinë.

Policia menjëherë ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar ankuesin, i cili deklaron se i kanë humbur para (të holla) në shumë prej: dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë (2735) euro.

Dy qytetarë të cilët i kishin gjetur paratë e humbura në prezencën e Policisë ia kthejnë ankuesit të gjitha paratë (të hollat) në shumë prej dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë (2735) euro.

Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarët për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

Urojmë që ky rast, të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve me Policinë e Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi