Parlamenti rus miraton përdorimin e forcës ushtarake jashtë shtetit

Dhoma e Lartë e Parlamentit rus miratoi kërkesën e presidentit, Vladimir Putin, për përdorimin e forcës ushtarake jashtë shtetit.

Ky vendim shihet si finalizim i dislokimit ushtarak në rajonet separatiste në lindje të Ukrainës.

Një ditë më parë Putin njohu si entitete të pavarura rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut, që kontrollohen nga separatistët që mbështeten nga Rusia.

Po ashtu, ky vendim i autoriteteve ruse mund të paralajmërojë për qëllimet e Putinit që të nisë një sulm më të gjerë ndaj Ukrainës.

Presidenti rus po ashtu ka nënshkruar traktate të miqësisë me dy rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat parashikohet edhe vendosja e trupave ruse atje.

Kategoritë
BotaLajme