Partia e Jablanoviqit mirëpret vendimin e ShBA-së, u vërtetua se veriu i Kosovës udhëhiqet nga mafia

Partia e Serbëve të Kosovës (PKS), përmes një komunikate shtypi, ka mirëpritur vendimin e autoriteteve amerikane për të futur në listën e zezë nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, dhe persona të tjerë të lidhur me krimin në veri të Kosovës.

Kjo parti, që udhëhiqet nga Aleksandar Jablanoviq, thekson se u vërtetua ajo që Partia e Serbëve të Kosovës ka theksuar tash sa kohë, se veriu i Kosovës udhëhiqet nga mafia në krye me Milan Radojiçiqin dhe mikun e tij, Andrej Vuçiq, transmeton Ekonomia Online.

KOMUNIKATA E PLOTË:

Partia e Serbëve të Kosovës mirëpret veprimin e autoriteteve amerikane për të shtypur krimin dhe korrupsionin në veri të Kosovës.

Gjithçka që Partia e Serbëve të Kosovës ka theksuar në vitet e kaluara, tani është dëshmuar të jetë një fakt i saktë. Se veriu i Kosovës nuk udhëhiqet nga Lista Serbe por fatkeqësisht mafia në krye me nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radojiçiq dhe mikun Andrej Vuçiq.

Shpresojmë që ajo që kemi ditur tash e një kohë të gjatë do të bëhet një fakt i njohur dhe se pas këtyre dëshmive, serbët nga veriu i Kosovës do të ndërgjegjësohen dhe inkurajohen për një të ardhme më të mirë të serbëve dhe Serbisë në Kosovë.

Kategoritë
LajmeVendi