Partia e Putinit fiton shumicën më të madhe në zgjedhjet parlamentare

Pamfilova tha se deri më tani janë numëruar 99,69 për qind të votave dhe shtoi shtuar se nga 14 parti politike vetëm pesë e kanë kaluar pragun për të qenë pjesë e Dumës së Shtetit, dhomës së ulët të parlamentit.

Partia ‘Rusia e Bashkuar’ e presidentit Vladimir Putin ka siguruar më shumë se 49 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të vendit.

Kryetarja e Komisionit Zgjedhor të Rusisë, Ella Pamfilova, njoftoi se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare ishte 51,68 për qind.

Pamfilova tha se deri më tani janë numëruar 99,69 për qind të votave dhe shtoi shtuar se nga 14 parti politike vetëm pesë e kanë kaluar pragun për të qenë pjesë e Dumës së Shtetit, dhomës së ulët të parlamentit.

Agjencia ruse e lajmeve ‘TASS’ raportoi se rezultatin e zgjedhjeve Pamfilova e përshkroi si “një zgjerim të diversitetit politik”.

Pesë partitë politike që kaluan pragun zgjedhor janë ‘Rusia e Bashkuar’ me 49,85 për qind të votave, ‘Partia Komuniste e Rusisë’ me 18,96 për qind, ‘Partia Liberal-Demokrate’ me 7,5 për qind, ‘Rusia e Drejtë’ me 7,44 për qind, si dhe ‘Populli i Ri’ me 5,33 për qind të votave të siguruara.

Sipas agjencisë ‘TASS’, Pamfilova tha se rezultatet përfundimtare do të shpallen të premten.

Kategoritë
BotaLajme