Pas 14 vitesh, largohet nga RTK gazetari i njohur turk Enis Tabak

Ndodhitë e fundit në mediumin publik RTK (Radio Televizioni I Kosovës) ka ngritur shqetësime dhe reagime të shumëta nga qytetarët dhe përfaqësuesit të komunitetit turk në Kosovë.

Përveçse në web-faqen zyrtare të RTK-së lajmet në gjuhën turke nuk jan përditësuar qysh nga viti 2016 gjë që ka shqetësuar qytetarët e këtij komuniteti shumë vite me radhë,  pas një vendimi nga drejtuesit e këtij mediumi dje është njoftuar edhe një gazetar i njohur turk se nuk do të vazhdohet kontrata e tij në mediumin e RTK-së, këtë njoftim ka bërë të ditur gazetari turk Enis Tabak përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Tabak ka njoftuar se pas një periudhe 14 vjeçare në mediumin e RTK-së nga muaji mars nuk do ti vazhdohet kontrata e tij i cili ka qenë i angazhuar me kontratë për shërbime

Nga ana tjetër Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, Shkumbin Ahmetxhekaj  para disa dite kishte raportuar para bordit ku ka njoftuar se pas datës 31 mars 2022 në RTK nuk do të ketë më kontrata me shërbime

“Një nga vendimet e para që unë kam marrë kanë qenë kontratat për shërbime. Është dashur të gjej një zgjidhje të shpejt dhe iu është vazhduar kontrata deri më 31 mars. Ky vendim ka qenë si masë urgjente dhe e kam bazuar edhe me zyrën ligjore. Kam dilemat e mia por që është dashtë me marrë masa. Prej 31 marsi nuk vazhdohen këto kontrata dhe nuk do të ketë më kontrata me shërbime”, është shprehur ai.

Enis Tabak ka qenë zë i fuqishëm dhe raportues objektiv i cili ka mbajtur gjithmonë të informuar komunitetin e tij që nga viti 2008 e tutje përmes mediumit të RTK-së, pas mungesës së tij lind pyetja se si do të informohet ky komunitet për lajmet aktuale kur do të ketë mungesë të stafit në këtë medium ? Shprsojmë që përgjigjet e pyetjeve do të marrim në ditët në vijim, pasi që kjo çështje ka shqetësuar edhe përfaqësuesit politik të këtij komuniteti dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile ku kanë njoftuar se do të realizojnë një konferencë të përbashkët për këtë çështje./Gazetaere

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi