Pas alarmit për mjet shpërthyes, evakuohen qytetarët në Stacionin e Autobusëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë evakuuar qytetarët te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, pas alarmit për mjet shpërthyes.

Zëdhënësja e Policisë Florie Ahmeti ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net se janë ndërmarrë masat e sigurisë në atë zonë dhe janë angazhuar njësitet për trajtimin e rastit.

“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

Kjo është hera e tretë brenda disa javëve që Policia e Kosovës merr të tilla telefonata anonime për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. /Reporteri.net/

Kategoritë
Lajme