Pas Berishës: kush kërcënohet me “non grata” në rajon?

Një grup kongresmenësh amerikanë i kërkuan presidentit amerikan të konsiderojë vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe akuzuan presidentin serb Aleksandar Vuçiç për thellimin e korrupsionit dhe presionin ndaj mediave.

Në një letër drejtuar Bidenit, ata shprehen se janë të shqetësuar për situatën politike në Serbi dhe ndikimin që një situatë e tillë mund të ketë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.

“Siç thatë gjatë vizitës tuaj në Beograd në gusht 2016, ‘është kryesisht në interesin e vetë Shteteve të Bashkuara që populli i Serbisë të rritet dhe të përparojë’. Prandaj, dëshirojmë të inkurajojmë administratën tuaj që të angazhojë Presidentin Vuçiç në luftën kundër korrupsionit dhe sulmeve ndaj lirisë së shtypit, dy fusha që janë kritike për një Serbi të begatë dhe demokratike dhe aspiratat e saj për anëtarësim në BE.

Kongresmenët i bënë thirrje Bidenit të konsiderojë përdorimin e Urdhrit Ekzekutiv 14033, aty ku është e mundur, për të bllokuar pronat dhe për të ndaluar personat që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që të arrihet një qeveri më transparente dhe më e përgjegjshme në Serbi që respekton demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës.

Kjo do të thotë që ajo çfarë u aplikua me Berishën, paçka se jo në pushtet, të aplikohet, pse jo, edhe me Vuçiçin.

Kategoritë
LajmeRajoni