Pas djegies së flamurit, reagojnë mediat serbe

Media serbe në Bosnje Glas Srpske ka reaguar ndaj djegies së flamurit të Serbisë nga ana e protestuesve të mbledhur para kryeministrisë. Në shkrimet e bëra mediat serbe i kanë konsideruar protestuesit si “ekstremistë” të ndihmuar edhe nga politikanët nga Kosova.Ndërsa më tej, ata kanë zbuluar edhe një skenar, ku sipas tyre gjysma e protestuesve do shkojnë ta presin kolonën e Aleksandër Vuçiç sapo të mbërrijë në aeroport.Shkrimet nga mediat serbe:Ekstremistët shqiptarë, me ndihmën e bollshme të politikanëve nga Kosova, kanë përgatitur protesta kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron në Tiranë në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.Ata kanë vendosur edhe një skenë për protestuesit në qendër të Tiranës – mëson “Novosti”.Informacioni i fundit është se protestuesit do të ndahen në dy grupe dhe do të tentojnë të presin kolonën që shkon nga aeroporti.Njëri grup do të protestojë para ndërtesës së Qeverisë në këtë qytet, ndërsa tjetri planifikon të presë rrugën deri te kolona nga aeroporti ku ndodhet presidenti Vuçiq.

Kategoritë
LajmeVendi