Pas dorëheqjes nga PDK-ja reagon Krasniqi: Prej Shaqir Totajt mund të pritet gjithçka madje edhe shkelja mbi vlerat

Anëtari i Kuvendit Kumunal të Prizrenit Kastriot Krasniqi pas dorëheqjes së dhënë nga të gjitha pozitat e PDK-së  ka reaguar ashpër për emërimet e reja të drejtorëve nga kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj.

Krasniqi për këtë vendim kishte thënë se arsyet janë të shumta kurse njëra prej tyre ishte mospajtimi me qëndrimin e subjektit politik ndaj ngjarjeve të fundit.

Në një postim në rrjetin social Facebook ai sot ka goditur Shaqir Totajn pasi që sipas tij ka dështuar meritokracia dhe gjithëpërfshirja lidhur me konstituimin e ekzekutivit në Prizren

Ai kabinetin e ri të Totajt e ka quajtur si “kabinet i dostave” dhe po të ishte kështu nga fillimi Totaj fitoren do ta shihte vetëm në ëndërr./Gazetaere

Postimi i plotë

Me qëllimin e përzgjedhjes së dostave, dështoi meritokracia dhe gjithëpërfshirja lidhur me konstituimin e ekzekutivit në Prizren. Fatkeqësisht rajoni i Vërrinit, rajoni i Zhupës, nëndegët “Xhevat Berisha”, “Kongresi i Manastirit”, “UÇK”, “Lidhja e Prizrenit”,10 Qeshori,” “Vëllezërit Stavileci”, Kurilla, Arbana, Jeta e re si dhe qendra e qytetit, mbetën pa përfaqësues në këtë ekzekutiv të dostave! Po të ishte kështu, për dostat e tij të ekzekutivit, Shaqir Totaj sot do të ishte duke luajtur basket apo duke stërvitur në ndonjë palestër fitnesi, ndërsa pozitën të cilën sot e ka, do ta shihte vetëm në ëndërr. Prej këtij njeriu mund të pritet gjithçka, madje edhe shkelja mbi vlerat të cilat është ndërtuar PDK-ja, sepse pozitat i janë falur e nuk i ka fituar me mund e sakrificë.

Me shum respekt.KK

Kategoritë
LajmeVendi