Pas Kosovës e Maqedonisë, gjenerali Clark e viziton edhe Shqipërinë

Pas vizitës në Kosovë e në Maqedoninë Veriore, gjenerali Wesley Clark ka shkuar edhe në Shqipëri.

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, publikoi një fotografi në Twitter, ku shihet bashkë në veturë me gjeneralin Clark.

“Është shumë mirë ta fillosh ditën duke biseduar me heroin, Gjeneralin Clark, burrin që ishte në krye të operacionit të NATO-s për ta çliruar Kosovën”, shkroi në postim kryetari i kryeqytetit shqiptar.

Kategoritë
LajmeRajoni