Pas pretendimeve të degës së PDK-së në Prizren, reagon Drejtori i Urbanizimit, Beni Kizolli

Dega e PDK-së në Prizren gjatë ditë së djeshme, kishte mbajtur një konferencë për media duke reaguar  lidhur me degradimin urban të qytetit të Prizrenit nga qeverisja aktuale.

Gjatë ditës së sotme Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në faqen zyrtare të komunës së Prizrenit, ka reaguar duke sqaruar të gjitha pretendimet e Degës së PDK-së.

Njoftimi i plotë:

Strategji e padiskutueshme, sot në të gjitha vendet e zhvilluara është që dendësia e banorëve është më ekologjike dhe më ekonomike sesa shtrirja e pafund e qyteteve. Fakti që Prizreni ka qenë historikisht qytet shumë i dendur, sot këto harta nuk e dëshmojnë një gjë të tillë. Në kundërshtim me këtë trend, zona e banimit në këto harta është 14 herë më e madhe sesa Prizreni i vitit 1954. Kjo rritje marramendëse e qytetit është pa kurrfarë baze studimore dhe tejet jorealiste.

Nëse do të bëhej planifikimi i duhur, Prizrenit do t’i liroheshin mbi 650 hektarë tokë e cila mund të ishte ruajtur si tokë bujqësore, hapësirë e gjelbërt dhe hapësira të mjaftueshme për sport dhe rekreacion etj., % e okupimit të tokës në përdhesë.

1.Përgjigje e drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës së Prizrenit :

Sa i përket dendësisë, Plani Zhvillimor i Komunës së Prizrenit (PZHKPZ), parasheh dendësi maksimale 200b/ha në zonën urbane të Prizrenit. Prandaj, me HZK është menduar të zonohet sipërfaqja e ndërtuar bazuar në obligimet e dala nga PZHKPZ.

Zgjerimi i sipërfaqes së ndërtuar është planifikuar bazuar në Planin Zhvillimor të Komunës, si dhe në planin tjetër që i ka paraprirë këtij plani, Planin Zhvillimor Urban të Prizrenit, duke marrë për bazë gjendjen ekzistuese në ato zona.

:

Këto harta zonale janë trajtuar pa asnjë kriter ngase 95% e sipërfaqeve ndërtuese në përdhesë është vetëm 40% si në banimin individual ashtu edhe në atë të përzier dhe këtë përqindje e kanë vazhduar në të gjitha zonat. Prizreni i sotshëm kalon në ilegalitet

Aktualisht, zonat kryesore të Prizrenit kanë koeficient ndërtimi 60-85%, kurse hartat propozojnë që i tërë qyteti të kaloj në koeficientin 40% që i bie automatikisht që të gjitha ndërtimet janë jashtë ligjit. P.sh nëse keni parcellë me shtëpi që okupon 60% të tokës momentalisht, nëse kërkoni leje të re, e drejta juaj e ndërtimit bien në 40%. Pra prona juaj humb automatikisht 20% të vlerës ndërtimore.

  1. ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ :

ISHPKZh- Indeksi i Shfrytëzimit të Parcelës Kadastrale për Zhvillim, të cilit Dega e PDK-së në Prizren i referohet si koeficient ndërtimor, në Hartën Zonale të Komunës së Prizrenit është përcaktuar në bazë të akteve nënligjore në fuqi, siç është Udhëzimi Administrativ MMPH 08/2017 për Normat Teknike të Planifikimit Hapësinor. Po ashtu, për zonat e banimit ZB1, ZB2 dhe Zonën e banimit të mbrojtur ZB-M2, bazuar në Udhëzimin Administrativ nr.24/2015 mbi elementet dhe kërkesat themelore për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e Hartës Zonale të Komunës, janë lejuar edhe përjashtimet lidhur me parcelën minimale të lejuar për ndërtim dhe zvogëlimin e vijës ndërtimore në rastet e zonave ZB1 dhe ZB2, si dhe lidhur shfrytëzimin e parcelës sipas gjendjes ekzistuese për parcelat deri 100m2 dhe me IShPKZh 80% për parcelat nga 101 deri në 200 m2 në Zonën e Banimit të Mbrojtur ZB-M2, përkatësisht për lagjen Kurrila, lagjet pranë shtratit të lumit dhe malit nga zona e dytë deri në lagjen Tusuz si dhe lagjet pranë zonës së dytë brenda harkut qendror.

Po ashtu, ju njoftojmë se për zonat e banimit ZB2, ZB3 dhe ZB4, po ashtu bazuar në UA nr.24/2015 mbi elementet dhe kërkesat themelore për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e Hartës Zonale të Komunës, janë dhënë edhe bonueset e ndërtimit, në këmbim të ofrimit të përfitimeve publike, që ndërlidhen edhe me rritjen e vlerës së Indeksit të Sipërfaqës së Ndërtuar (ISN), rritjen e vlerës së Indeksit të Shfrytëzimit të Parcelës Kadastrale për Zhvillim (ISHPKZh) dhe etazhitetit.

:

Përmbajtja e zonave është e gabuar. Pesë zona të banimit-individual, të mesëm dhe kolektiv kanë mundur të ndahen në 3 zona (Ndërtime të larta, ndërtime të mesme dhe ndërtime të ulta).

  1. ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ :

Pas shqyrtimit publik, në Hartën Zonale të Komunës së Prizrenit janë përcaktuar:

një (1) zonë e banimit me një njësi (banimit të ulët), një (1) zonë e banimit të mesëm dhe dy (2) zona të banimit të lartë.

Ndërsa, me qëllim të respektimit të kontinuitetit të planifikimit hapësinor në Komunën e Prizrenit, në respekt të plotë të Planit Zhvillimor të Komunës së Prizrenit, ku kërkohet të ruhet pamja dhe vizurat e zonës së Qendrës Historike dhe duke respektuar poashtu edhe Planin e Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit, më Hartën Zonale të Komunës së Prizrenit është përcaktuar edhe Zona e Banimit të Mbrojtur ZB-M2, zonë e cila ka për qëllim ruajtjen dhe përmirësimin e funksioneve turistike, kulturore dhe ekonomike duke ruajtur kombinimin e pasur të shfrytëzimeve të tokës, me shfrytëzim dominues banimin, intensitet i ulët/mesëm i zhvillimit, kurse me ndërtime/ struktura të ulëta dhe arkitekturë të veçantë. Kjo tërësi duhet të konzervohet, të ruhet gjendja ekzistuese rekonstruim, dhe revitalizim, sipas shputës dhe lartësisë ekzistuese. Në rast të planifikimit të ndërtimeve të reja të banimit individual dhe të banimit të mesëm me shumë njësi, do të vlejnë kushtet zhvillimore specifike të përcaktuara me Hartën Zonale të Komunës së Prizrenit.

Po ashtu, me HZK është përcaktuar edhe zona e banimit të mbrojtur ZB-M1, e cila përfshinë objektet/blloqet e banimit në bashkëpronësi të cilat paraqesin karakter modern (të ndërtuara gjatë viteve 60- 90) dhe duhet të konservohen. Në rast të planifikimit të ndërtimeve të reja të banimit individual dhe të banimit të mesëm dhe banimit të lartë me shumë njësi, do të vlejnë kushtet sipas shputës dhe lartësisë ekzistuese.

:

Shpërndarja e zonave është arbitrare dhe jo e arsyetuar. Në disa akse me trafik të dendur dhe me pozitë atraktive komerciale është e pakuptueshme insistimi në zonë banimi të ulët?!

E pakuptueshme pse banimi është ndarë në 10 nënzona? Ku qëndron dallimi në mes të zonës së veçantë të mbrojtur dhe zonës së banimit të mbrojtur?

  1. ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ :

Shpërndarja e zonimit është bërë bazuar në analizimin e gjendjes ekzistuese, respektimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor në fuqi, si dhe bazuar në kërkesat e qytetarëve të shprehura në takimet e mbajtura në lagjet e qytetit dhe në kuadër të fazës së shqyrtimit publik. Nuk qëndron pretendimi se në akset me trafik të dendur dhe pozitë atraktive komeciale janë zonuar zonat të banimit të ulët. Pas shqyrtimit publik në Hartën Zonale të Komunës së Prizrenit, të gjitha akset e trafikut të dendur me pozitë atraktive komeciale janë përcaktuar Zona të Shfrytëzimit të Përzier, ku përveç banimit me shumë njësi, lejohen edhe shfrytëzime tjera komerciale dhe rekreative.

Lidhur me zonat e banumt, ju lutem referojuni përgjigjes paraprake, ku e sqaruam zonimin e banimit. Po ashtu edhe lidhur me Zonën e Banimit të Mbrojtur ZB-M2 ju rikujtojmë se kjo zonë është përcaktuar me qëllim të respektimit të kontinuitetit të planifikimit hapësinor në Komunën e Prizrenit, në respekt të plotë të Planit Zhvillimor të Komunës së Prizrenit, ku kërkohet të ruhet pamja dhe vizurat e zonës së Qendrës Historike, dhe duke respektuar poashtu edhe Planin e Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit.

:

Detalet e rregullimeve mbrenda zonave janë shumë të diskutueshme e shpeshherë të paaplikueshme.

Këto harta zonale janë të gabuara në thelb. Duhet të rishqyrtohen rishtazi me strategji të re bashkëkohore dhe në vijë me zhvillimet dhe trendet e pranuara të urbanizmit. Këto harta nuk kanë marrë asnjë strategji të mirëfilltë. Këto nuk janë as adaptime të planeve sipas gjendjes ekzistuese. Këto harta do të jenë burim i konflikteve në 20 vitet e ardhshme.

  1. ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ :

Kushtet Zhvillimor të zonave, që Dega e PDK-së në Prizren i referohet si “detaje të rregullimeve brenda zonave” janë shumë të qarta, të aplikueshme, që ofrojnë mundësi reale të zhvillimit brenda këtyre zonave, ku janë në raste të përcaktuara me HZK janë lejuar edhe bonuse në këmbim të përfitimit publik, të cilat mundësojnë që komuna sipas legjislacionit në fuqi, të implementojë programet dhe projektet e banimit social, banimit të përballueshëm, ndërtimin e parkingjeve, hapësirave publike, të ndërtimit të infrasrukturës sociale, etj.

E informojmë degën e PDK-së në Prizren se kushtet zhvillimor të dhëna në HZK-në e Prizrenit janë bazuar në legjislacionin e planifikimit hapësinor që është në fuqi në Kosovë.

Nga ana tjetër, është joetike dhe joserioze të thuhet nga ane e degës së PDK-së në Prizren se “këto harta do të jenë burim i konflikteve në 20 vitet e ardhshme”. Kjo është në pretendim skandaloz dhe i pabazuar, për arsye se për herë të parë një qytet i madh siç është Prizreni do të ketë në fuqi ligjore një dokument të planifikimit hapësinor i cili i përmbushë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, të shprehura në diskutimin dhe në shqyrtimin publik të dokumentit të HZK-së, ku si asnjëherë më parë në çdo zonë të qytetit dhe në qendrat kryesore të bashkësive lokale në fshtatra janë mbajtur takime dhe janë përfshirë në HZK kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Ju rikujojmë se gjatë fazës së hartimit të HZK-së përveç fazës së shqyrtimit publik, Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor ka zhvilluar edhe 12 takime tjera në zonën urbane, dhe 5 takime në zonën rurale, si dhe dhjetra takime tjera me drejtoritë komunale dhe me akterë tjerë në këtë proces. Po ashtu, gjatë shqyrtimit publik, përveç takimeve me qytetarë, janë zhvilluar takime edhe me QRTK-në, me kompanitë publike, me ministritë e ndryshme të qeverisë, si dhe me organizata të shoqërisë civile, ku janë marrë për bazë të gjitha kërkesat dhe propozimet e këtyre institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile.

Kategoritë
LajmeVendi