Pas problemeve shëndetësore, mbretëresha britanike shihet duke ngarë Jaguarin e saj

Mbretëresha Elizabeth është parë për herë të parë pasi kaloi një natë në spital për shkak të problemeve shëndetësore. Monarkia u pa me shami dhe syze dielli teksa drejtonte Jaguarin e saj rreth Kështjellës Windsor sot. Muajin e kaluar, Elizabeth u detyrua të anulonte disa nga angazhimet e saj të planifikuara dhe të kalonte një natë në spital për shkak të shëndetit.

Kjo është hera e parë në vite që ka qëndruar një natë në spital. Pavarësisht se 95-vjeçarja duket se ndihet më mirë, pritet të mos marrë pjesë në Festivalin e Përkujtimit në Royal Albert Hall më 13 Nëntor. Pallati Buckingham tha se mjekët e saj e kishin këshilluar të pushonte dhe të shmangte vizitat zyrtare për të paktën dy javë.

Për këtë arsye, ajo nuk mundi të marrë pjesë në pritjen që shënon fillimin e Samitit të OKB-së COP26 për ndryshimet klimatike. Mbretëresha ka zhvilluar një sërë audicionesh online, në të cilat dukej mirë dhe gazmore, ndërsa kryeministri britanik, i cili foli javën e kaluar, tha se ajo ishte në “formë shumë të mirë”.

Kategoritë
BotaLajme