Pas protestës, Kurti bën ndasi ndërmjet veteranëve të luftës – e fton Qeriqin, por jo Klinakun

Veteranët e luftës së UÇK-së, kanë protestuar sot në Ditën e Çlirimit kundër fyerjes që po u bëhet ish ushtarëve e po ashtu edhe në mbështetje të eprorëve të luftë që ndodhen në Hagë.

Kjo protestë ishte një thirrje për Qeverinë e Kosovës, si kritikë për trajtimin që po u bën ish luftëtareve.

Pas protestës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar veteranët në një takim, por edhe këtu ka bërë një hile duke i ndarë ata.

Kurti, ftoi në takim kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi. Por, kryeministri nuk e ka ftuar udhëheqësin e OVL UÇK’së, Faton Klinakun. U.D. i kryetarit të organizatës.

I njëjti, në një prononcim për Infokusin thotë se nuk ishte në dijeni për këtë takim.

“Jo nuk kam pasur takim me Kurtin dhe as në takimin me Qeriqin nuk kam qenë, takim ka pasur vetëm Qeriqi. Unë nuk e di nga doli ky lajm, sepse ne nuk kemi pasur kurrfarë takimi me kryeministrin”, deklaroi Klinaku.

Qeriqi ka qenë pjesë e LVV-së dhe ka kandiduar për deputet në zgjedhjet nacionale.

Kategoritë
LajmeVendi