Pas shujtës që u bë virale për Policët në veri, qytetarët mbushin veturat me ushqim e pije

Qytetarë e biznese që merren me gastronomi kanë vendosur që të dërgojnë ushqim për policinë e Kosovës, pasi gjatë ditës së djeshme u raportua për shujtën e varfër me të cilën ushqehet Policia e Kosovës.

Në disa fotografi të publikuara shihet një shujtë shumë e varfër që përmban një copë buke, një pashtetë të lirë dhe një jogurt të lirë dhe e cila po iu shërbehet policëve të Kosovës në Bërnjak.
Një pamje e tillë ka prekur shumë qytetarë, të cilët janë shprehur të indinjuar me ushqimin që u shërbehet Policëve të Kosovës, ndërkohë që ata po përballen me protestuesit serbë dhe me strukturat e dyshimta kriminale në veri për shkak të vendimit për reciprocitet në targa.
Një biznes gastronomie në Vushtrri ka vendosur që të dërgojë ushqim në veri për policët e Kosovës.
Në disa pamje të publikuara, shihet se përveç të tjerash aty ka edhe ujë e pije tjera freskuese.
Një veprim të ngjashëm e kanë bërë edhe dy të rinj të tjerë të cilët kanë mbushur veturat dhe janë nisur në drejtim të pikave kufitare për tu dërguar ushqim policëve të Kosovës.
Kategoritë
LajmeVendi