Pas vdekjes së të paraburgosurit në Prizren, suspendohen zyrtarët përgjegjës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e një 34-vjeçari me inicialet F.I., i cili ishte në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

34-vjeçari, sipas ShKK-së, është gjetur i vetëvarur ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar se janë suspenduar zyrtarët përgjegjës.
Shërbimi Korrektues njofton se është njoftuar Policia dhe Prokuroria.Po ashtu, ShKK njofton se ka filluar të hetimet procedurale dhe administrative.
Sërbimi Korrektues gjithashtu ka thënë se kanë themeluar komisionin hetimor administrativ, i cili do të dalë me raport administrativ përfundimtar.
Kategoritë
LajmeVendi