Pas vendimit për karantinë kombëtare, austriaktët protestojnë kundër izolimit dhe vaksinimit me detyrim

Mijëra protestues janë mbledhur në qendër të Vjenës nga mesdita e sotme (20 nëntor)  për të protestuar kundër bllokimit total dhe vaksinimit të detyrueshëm, si pjesë e masave të marra nga qeveria, për të luftuar pandeminë Covid-19.

Protesta u organizua nga partia e ekstremit të djathtë FPÖ, por lideri i saj, Herbert Kikl , mungonte pasi ishte pozitiv me Covid.
Turmat u mblodhën në zemër të kryeqytetit, pak larg nga kancelaria, duke brohoritur parulla kundër “diktaturës së koronavirusit”. “

“Jo ndarjes së shoqërisë”, shkruhej në një pankartë.

Tubimi u mbajt nën masa të rrepta sigurie, pasi policia kishte frikë se neo-nazistët dhe huliganët mund të krijonin trazira dhe rrëmuja në vend.

Ndër ata që bënë thirrje për “rezistencë” ndaj masave ishte Katarina Girser , e cila  bëri një udhëtim prej 6 orësh  për të protestuar.

“Nuk është normale të na privohen të drejtat”, thotë mësuesja 42-vjeçare, e cila prej shumë muajsh mban katër fëmijët e saj në shtëpi. “Presioni në shkollë është i madh”, tha ajo, duke iu referuar testeve PCR që bëhen çdo javë në klasë. “Qeveria dëshiron të na ndajë, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar”, shtoi ai.

Dje, kancelari Alexander Salenberg  njoftoi vendosjen e një bllokimi të ri deri më 13 dhjetor. Nga e hëna 221 nëntor, austriakët nuk do të mund të dalin nga shtëpitë e tyre përveçse për të bërë pazare dhe për të shkuar te mjeku.

Kategoritë
BotaLajme