Pas votimit kundër rezolutës që dënon gjenocidin serb reagon analisti Albinot Maloku

Sot Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e deputetit Tritan Shehu për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës.

Për këtë ka reaguar edhe analisti Albinot Maloku i cili përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky është dëshprues poaq sa edhe irritues, sidomos kur palët nga kapriçot politike po shkaktojnë probleme të paqena në rrafshin bilateral mes Bosnje e Hercegovinës dhe Shqipërisë.

Postimi i plotë

Srebrenica dhe 11 Korriku i vitit 1995 përgjithmonë do të ngelet në kujtesën e njerëzimit. Bazuar në parimet e drejtësisë, njerëzimit dhe solidaritetit ndërkombëtar, dhjetë vjet pas gjenocidit të Srebrenicës, Kuvendi i Republikës së Kosovës e kishte miratuar një Rezolutë në kujtimë dhe respekt për të gjitha viktimat e këtij krimi të tmerrshëm. Kosova i është bashkuar dënimit të gjerë ndërkombëtar të politikave gjenocidale të kryera në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë viteve të luftës.

Në anën tjetër, sot, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë e paska rrëzuar një Rezolutë që dënon gjenocidin në Srebrenicë. Ky aktë është dëshprues poaq sa edhe irritues, sidomos kur palët nga kapriçot politike po shkaktojnë probleme të paqena në rrafshin bilateral mes Bosnje e Hercegovinës dhe Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë me siguri me 11 Korrik do të aprovojë Rezolutën e do të ndryshojë pozicionin aktual, pa provuar të përdorët kjo çështje për avantazhe politike.
Ndryshe, për fat të keq, edhe këtë 11 korrik, mesa duket as unë dhe as qytetarët e Kosovës nuk do mund të shkojnë në Srebrenicë, kjo ngase Bosnja dhe Hercegovina nuk na lejon ta bëjmë këtë. Marrëdhëniet e shteteve tona nuk janë siç do të duhej të ishin. Kosova në vazhdimsi po përpiqet të krijojë marrëdhënie të mira, ndërsa pala tjetër gjithmon gjenë arsye duke mos provuar masa tjera, veç të provuarave, në emër të ruajtjes së raporteve të brendshme e të jashtme.
Po, jam i dëshpëruar dhe i befasuar me veprimin e Kuvendit të Shqipërisë, i cili nuk e kalojë Rezolutën që dënon gjenocidin e ndodhur me 1995 në #Srebrenicë të Bosnje&Hercegovinës.

 

Kategoritë
LajmeVendi