Pasi që rusët uzurpuan shtëpinë e tij, biznismeni ukrainas kërkoi nga forcat ukrainase t’a bombardojnë atë shtëpi

Biznesmeni ukrainas Andrey Stavnitser i raportoi ushtrisë ukrainase rezidencën e tij të sekuestruar nga forcat ruse dhe e bombardoi atë.

Andrey Stavnitser, CEO i një kompanie IT, pa në kamerat e vëzhgimit muajin e kaluar se rezidenca e tij pranë Irpin u kap nga forcat ruse dhe pajisjet u sollën në pronë.

Duke kuptuar se raketat po qëllonin nga prona e tij drejt kryeqytetit, Kiev, Stavnitser i dha koordinatat ushtrisë ukrainase dhe kërkoi që të godiste shtëpinë e tij.

Ushtria ukrainase shënjestroi zonën pas kërkesës së Stavnitser.

Pas operacionit, biznesmeni ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook foto të automjeteve që pretendonte se i përkisnin ushtrisë ruse.

Kategoritë
BotaLajme