Pasoja e sanksioneve: Avioni nga Beogradi në Moskë fluturoi mbi Kazakistan, fluturimi zgjati gati 6 orë

Pasi Bashkimi Evropian mbylli hapësirën e tij ajrore për linjat ajrore ruse, kjo çoi në ndërprerje të mëdha në trafikun ajror.

Shumë fluturime janë anuluar, ndërsa ato që janë ende në trafik janë të detyruar të marrin rrugë shumë më të gjata, të tërthorta.

Kështu, fluturimi ndërmjet Beogradit dhe Moskës i kompanisë ruse Aeroflot u ridrejtua përmes Kazakistanit.

Fluturimi zgjati 5 orë e 45 minuta në vend të 2 orë e 35 minuta që ishte koha e fluturimit në itinerarin standard.

Kategoritë
LajmeRajoni