Pejanët nga sot do paguajnë 50 cent për bukë e 1 euro për byrek. A do të ketë ndryshime edhe në qytetet e tjera ?

Në Kosovë ka ngritje të vazhdueshme të çmimeve, kjo ka krijuar revoltë të qytetarët.

Në Pejë në disa furra, bëhet e ditur në rrjete sociale, buka është bërë 50 cent dhe byreku 1 euro.

Pejanët që kishin blerë bukë 40 cent prej sot do të paguajnë edhe 10 cent më shumë, raporton arbresh.info.

Çmimet janë rritur edhe tek byrekët. Nga 70 cent, furrat kanë rritur çmimin e byrekëve në 1 euro.

Kujtojmë, se nga sot është njoftuar edhe rritja e çmimit të kafes, ujit e rakisë. Çmimi i kafes nga 50 cent është rritur në 70 cent.

Kategoritë
LajmeVendi