Peleshi tregon anën tjetër të tunelit: Tani larg flakëve dhe tymit

Ministri i Mbrojtjes, i cili ndodhet aktualisht në Kalimash, ka publikuar disa pamje të marra nga ajri që tregojnë situatën aktuale të vatrës. Nga pjesa e tunelit ku pati zjarre duket tymi që ngrihet në ajër kurse krahu i filmuar nga helikopteri është ende i paprekur.

Në një postim në Facebook, Niko Peleshi thotë se neutralizimi i flakëve është një punë heorike e Forcave të Armatosura dhe pushtetit vendor. Po ashtu, ai shpreh mirënjohje edhe për mbështjen e dhënë nga trupat e Kosovës. Peleshi nuk kursen falënderime edhe për homologun e tij kosovar Armend Mehaj Armend Mehaj, të cilit i referohet si një shqiptar me vepra.

POSTIMI

Mbi tunelit e Kalimasht – tani larg flakeve dhe tymit. Pune heroike e zjarrfikesve, Forcave të Armatosura dhe pushtetit vendor.

Mirënjohje ?

Falemderim edhe për mbështetjen e trupave nga Kosova. Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj një shqiptar me vepra. Vazhdojmë punë për eliminimin e vatrave.

Kujtojmë se aktualisht vatra mbi tunelin e Kalimashit është nën kontroll. Gjatë natës shërbimet zjarrfikëse të Kukësit si edhe punonjës të bashkisë kanë punuar për normalizimin e situatës së zjarrit.

Kategoritë
LajmeRajoni