Penalltia e Mohamed Salah prishi kthimin e Steven Gerrard në Anfield

Liverpool, i cili radhitet i dyti në tabelë, ka grumbulluar 37 pikë në renditjen e Premierligës.

Goli të cilin Mohamed Salah e shënoi nga penalltia prishi kthimin e Steven Gerrard në Anfield të shtunën, duke i siguruar fitore të ngushtë Liverpool-it kundër Aston Villas me rezultatin 1:0 në Premierligën Angleze në futboll.

Penalltia e yllit egjiptian në minutën e 67-të i dha Liverpool-it fitoren në shtëpi në stadiumin Anfield.

Me 11 fitore, katër barazime dhe një humbje, Liverpool radhitet i dyti në tabelë dhe ka grumbulluar 37 pikë në renditjen e Premierligës.

Legjenda e Liverpool-it, Gerrard, e ndihmoi skuadrën të fitonte Kupën UEFA 2001 dhe Ligën e Kampionëve 2005.

Gerard që nga 11 nëntori drejton Aston Villa.

Lideri i Premierligës, Manchester City, ka shënuar fitoren e gjashtë radhazi në ligë, duke mposhtur Wolverhampton-in me golin e vetëm të Raheem Sterling.

Chelsea fitoi 3:2 kundër Leeds United me një gol në minutat e fundit nga Jorginho në Stamford Bridge.

Arsenali mposhti Southampton-in 3:0 teksa Alexander Lacazette, Martin Odegaard dhe Gabriel Magalhaes shënuan për “Topçinjtë” në stadiumin Emirates.

Manchester City është në krye të renditjes me 38 pikë, kurse Chelsea radhitet e treta me 36 pikë.

Kategoritë
Sport