Pentagoni: Në 2020 vetëvrasjet në ushtrinë amerikane u rritën me 9,1%

Në vitin 2020 në ushtrinë amerikane kanë bërë vetëvrasje 580 ushtarakë, sipas një raporti të Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon).

Sipas raportit vjetor të Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) për shifrat e vetëvrasjeve në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) raporti i vetëvrasjes mes trupave aktive në ushtrinë amerikane në vitin 2020 është rritur me 9,1% ne krahasim me vitin e mëparshëm (2019).

Raporti i vetëvrasjeve në radhët e trupave rezervë për të njëjtën periudhë është rritur me 19,2%, ai i vetëvrasjeve në efektivin e Gardës Kombëtare është rritur me 31,7%, specifikon dokumenti i Pentagonit.

Vitin e kaluar 580 ushtarakë (përfshi trupat aktive, rezervë dhe të gardës) bënë vetëvrasje, përcjell raporti në fjalë, dhe tërheq vëmendjen në faktin që raporti i vetëvrasjeve në trupat aktive të ushtrisë amerikane në 5 vite është rritur me 41,4%, që do të thotë 28 ushtarë të vetëvrarë në 100.000 trupa.

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin i cilësoi “shqetësuese” shifrat në një vlerësim që i bëri raportit.

“Shkalla e vetëvrasjeve midis pjesëtarëve të shërbimit tonë dhe familjeve ushtarake është ende shumë e lartë dhe tendencat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur”, deklaroi Austin.

Kategoritë
BotaLajme