Pentagoni: Rusia ka humbur 1/5-ën e ushtrisë në Ukrainë

Rusia ka humbur rreth 28 mijë ushtarë të cilët janë vrarë apo plagosur gjatë luftimeve 3-javore në Ukrainë, bëri të ditur Pentagoni në një raport të përditësuar.

Nga ana tjetër, inteligjenca britanike pretendon se pushtimi rus ka ngecur në të gjitha frontet dhe se po bën avancim minimal.

Pentagoni përllogarit se të paktën 7 mijë trupa ruse kanë vdekur deri tani, kurse 14 mijë deri në 21 mijë janë plagosur.

Nëse këto shifra janë të vërteta, atëherë Rusia do të thotë se ka humbur 1/5 e ushtrisë me 150 mijë trupa që kishte pozicionuar në kufi para se të niste sulmin.

Humbja është sa dyfishi i humbjeve të NATO-s gjatë dy dekadave luftimeve në Afganistan ose sa humbjet e SHBA në 36 ditë beteja në ishullin Iwo Jima në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas inteligjencës amerikane, humbjet janë aq të mëdha sa që dosa njësi të forcave ruse kanë të pamundur të vazhdojnë të luftojnë.

Nga ana tjetër, rusët po vazhdojnë pa pushim bombardimet e qyteteve të Ukrainës.

Kategoritë
BotaLajme