Pentagoni: Ukraina po e mbron territorin në mënyrë të mençur

Një Zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes së ShBA, John Kirby, para gazetarëve tha se Ukraina ka mbrojtur pjesë të vendit në mënyre të mençur, shkathët dhe në mënyre kreative.

Në adresimin para gazetarëve, Kirby tha se kohëve të fundit kanë vërejtur indikacione se Ukraina është duke shkuar në ofensive më shumë se në të kaluarën.

“Ne e kemi parë këtë në disa vende, posaçërisht në Kherson, ku Ukraina është duke përpjekur të rimarrë territorin që e kishin humbur javë më pareë”, tha ai, raporton BBC.

Kirby tha se forcat e Ukrainës ishin duke përgatitur kundërsulme dhe ata për momentin janë duke lëvizur në atë drejtim.

Më tutje ai tha se forcat ukrainase janë shumë të përgatitura teksa shtoi se forcat ruse ende nuk kanë arritur të marrin ndonjë pikë strategjike ose së paku nuk kanë arritur t’i marrin ato pa pësuar humbje të mëdha.

Kategoritë
BotaLajme