“Për fëmijët”, zbulohet çfarë shkruante në raketën ruse që ra mbi civilë e fëmijë ukrainas

Mbetjet e njërës prej raketave të hedhura pranë stacionit Kramatorsk në Ukrainë duket se mbajnë fjalët “për fëmijët” të shkruara në rusisht.

Fraza – “za detei” në rusisht – sugjeron se ajo u hodh në mbështetje të fëmijëve, ose në hakmarrje ndaj një sulmi të kryer ndaj fëmijëve,  në vend se kishte për qëllim fëmijët.

Zyrtarët ukrainas thonë se sulmi i stacionit hekurudhor në Kramatorsk ka vrarë të paktën 39 persona, përfshirë katër fëmijë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Stacioni po përdorej për evakuimin e civilëve nga rajoni Donbas në Ukrainën lindore, ku luftimet janë intensifikuar ditët e fundit.

Kategoritë
BotaLajme