Për herë të dhjetë dorëzohen dosje në Kushtetuese për kompensimin e dëmeve te luftës

OJQ “Ngritja e Zërit” dorëzon për herë të dhjetë ka dorëzuar dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës.

Drejtori ekzekutiv i kësaj organizate, Jahir Bejta, ka bërë thirrje që të kompensohen dëmet morale dhe materiale për ata që kanë pësuar nga lufta e fundit në Kosovë.

“Për herë të dhjetë i dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese dosjet për vlerësimin e kushtetutshmërisë të aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës e cila sikurse gjykatat e rregullta është duke i hedhur paditë në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën dhe me konventat ndërkombëtare”,ka thënë Bejta.

Kategoritë
LajmeVendi