Për herë të parë një kryeministër izraelit viziton Emiratet e Bashkuara Arabe

Naftali Bennett po udhëton sot për në Abu Dhabi për t’u takuar me princin e kurorës së EBA-së, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Kryeministri izraelit Naftali Bennett do të zhvillojë për herë të parë një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Bennett po udhëton sot për në Abu Dhabi për t’u takuar me princin e kurorës së EBA-së, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, sipas një deklarate nga Zyra e Shtypit e Kryeministrit të Izraelit.

Bennett është planifikuar të takohet me princin e kurorës nesër. Gjatë takimit njoftohet se do të diskutohen “çështjet e avancimit të marrëdhënieve në sferat ekonomike dhe rajonale që do të kontribuojnë në forcimin e mirëqenies dhe stabilitetit të dy vendeve”.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri izraelit në EBA.

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë më 15 shtator 2020.

Kategoritë
BotaLajme