Për pesë ditë, 23 vdekje dhe 9 mijë e 201 raste pozitive në Kosovë

Përgjatë dy javëve të fundit, numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shënuar rritje. Nga e hëna e kësaj jave, shifrat kanë thyer rekorde çdo ditë, derisa edhe numri i personave të shtrirë nëpër spitale është rritur.

23 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, për pesë ditë në Kosovë, ndërkaq 9 mijë e 201 të tjerë kanë rezultuar pozitivë në testimet për koronavirus.

Të hënën e kësaj jave, në Kosovë u konfirmuan 740 raste të reja me koronavirus, ndërkaq dy persona vdiqën si pasojë e virusit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Statistikat e publikuara nga MSH

Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve si pasojë e koronavirusit u rrit dukshëm të martën, ku u shënuan 1 mijë e 765 raste të reja me COVID-19 dhe vdiqën pesë persona

Kategoritë
LajmeVendi