Për shkak të masave të reja anti-Covid, shumë shtetasve të Shqipërisë nuk iu lejua hyrja në Kosovë

Qytetarët të cilët deshën të hynin në Kosovë nga Shqipëria nëpërmjet pikës kufitare të Vërmicës por nuk ishin vaksinuar me dy dozat anti-covid u kthyen prapa. Shumë nga ta thanë se nuk e dinin për masat e reja. Shumica prej tyre ishin shtetas të Shqipërisë që ishin nisur drejt vendeve turistike në Kosovë, në Brevovicë, Bogë e Brod.

Në Vërmicë nuk u lejua asnjë qytetarë të futet në territorin kosovar pa certifikatën me dozat e plota të vaksinës anti-covid.

Nga e hëna për policinë kufitare nuk vlen asnjë dokument tjetër apo test PCR përveç dëshmisë së vaksinimit.

Qytetarët nga Shqipëria që donin të hynin në Kosovë dhe nuk e posedonin një dokument të tillë pavarësisht se kishin marrë njërën dozë vaksinë dhe testet PCR u kthyen mbrapsht.

Kategoritë
LajmeVendi