Për tentim grusht shtetin në Turqi janë dënuar 4.555 terroristë të FETO-s

Sipas të dhënave të mbledhura nga gazetari i AA-së, pas përpjekjes për grusht shteti të FETO-s, prokurorët turq kryen më shumë se 100 mijë hetime.

Prej gjithsej 289 procedimesh gjyqësore të filluara në lidhje me përpjekjen për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi, prapa të cilës qëndron organizata terroriste FETO, 282 kanë përfunduar, ndërsa shtatë procese janë ende në vazhdim, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të mbledhura nga gazetari i AA-së, pas përpjekjes për grusht shteti të FETO-s, prokurorët turq kryen më shumë se 100 mijë hetime.

Pas përfundimit të këtyre hetimeve, deri tani kanë përfunduar 282 nga 289 rastet në të cilat puçistët janë sjellë para drejtësisë.

Në këto raste, janë dënuar 4.555 të akuzuar, 2.869 u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa në mesin e tyre 1.608 u dënuan me burgim të rëndë të përjetshëm.

Gjykatat për 1.868 të akuzuar shqiptuan dënime me burg që variojnë nga një vit e dy muaj deri në 20 vjet. Disa të akuzuar u shpallën të pafajshëm.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për përpjekjen e grushtit të shtetit në Turqi natën e 15 korrikut të vitit 2016.

Bëhet fjalë për një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gülen, me banim në SHBA, ndërsa ekstradimi i të cilit u kërkua zyrtarisht nga Turqia.

Për vite me radhë, anëtarët e kësaj organizate terroriste, duke kurdisur provimet, avancuan në shërbim, duke u infiltruar në institucionet shtetërore. Pastaj, së pari në dhjetor të vitit 2013, mbështetësit e FETO-s në gjyqësorin turk u përpoqën të ndjekin penalisht një numër zyrtarësh të lartë përmes gjykimi të manipuluar të korrupsionit të pretenduar.

Disa vite më vonë vijoi edhe tentimi i përgjakshëm i grusht shtetit të terroristëve të FETO-s, gjegjësisht tentim grusht shteti të cilin e kryen oficerë që FETO i infiltroi në ushtrinë turke.

Hetimi lidhur me organizatën terroriste FETO tregoi se bëhet fjalë për një rrjet global i cili nuk paraqet rrezik vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend tjetër në të cilën është aktiv. Zyrtarët turq e kanë theksuar këtë në disa raste. Gjatë përpjekjes për grusht shteti në Turqi, 251 persona ranë dëshmorë dhe rreth 2.200 u plagosën.

Kategoritë
BotaLajme