Për tri orë shiten mbi 20 mijë bileta për ndeshjen Suedi-Kosovë

Në muajin tetor, Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Ndeshjen e parë, Kosova e luan në udhëtim ndaj Suedisë më datë 9 tetor nga ora 18:00

Për këtë takim, Kombëtarja e Suedisë ka shitur 21,834 bileta brenda tri orëve, që i bie gati gjysma e stadiumit.

Ndeshjen tjetër që Kosova e luan në tetor është ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri” më datë 12 tetor nga ora 20:45.

Kategoritë
LajmeSport