Perëndimi nuk i beson Rusisë: Pushtimi i Ukrainës mund të ndodhë në çdo moment, gazeta amerikan zbulon ditën

Perëndimi është skeptik ndaj deklaratave të ushtrisë ruse se kanë filluar tërheqjen e një pjese të trupave nga kufiri me Ukrainën, të cilët sipas tyre ishin aty për shkak të një stërvitjeje. Fillimisht reagoi ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe , Liz Truss tha se do ta bësonin se Rusia nuk ka qëllime pushtimi ndaj Ukrainës pasi të gjitha trupat të ishin tërhequr prej kufirit.

Rusët kanë pohuar se nuk kanë plane për një pushtim të Ukrainës, por ne do të duhet të shohim një largim të plotë të trupave për të treguar se kjo është e vërtetë”, tha ajo për radion LBC këtë mëngjes.

Kur u pyet në lidhje me raportet e mediave se disa trupa ruse po ktheheshin në baza nga zona kufitare, Truss tha se duhej të shihte më shumë detaje për të kuptuar dimensionin e vërtetë të këtij veprimi.

Një reagim të ngjashëm patën e ukrainasit, të cilët nuk e besojnë një gjë të tillë. Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës tha se do ta besonin diçka të tillë pasi të shikonin provat.

Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni,” u tha ai gazetarëve pas raporteve që disa trupa ruse po tërhiqeshin. “Kur të shohim një tërheqje, ne do të besojmë te ulja e tensioneve.

Ndërkohë që të gjithë janë skeptikë ndaj veprimit të rusëve, kryeministri britanik Boris Johson shkoi edhe më tej duke kërcënuar me sanksione të forta Rusinë nëse çon ndërmend të pushtojë Ukrainën.

Deklarata e Johson bëhet vetëm pak orë pas Rusia njoftoi tërheqjen e trupave dhe duket të jetë mesazhi më i fortë i Perëndimit deri më tani, ndërkohë që SHBA-të nuk kanë reaguar ende.

Ndërkohë që ndodh kjo, Duma ruse i dërgoi Putinit një kërkesë për të njohur si Republika të pavarura dy rajonet separatiste të Donbasit dhe Luhanskut.

Nëse Putin miraton diçka të tillë, duke aneksuar edhe një pjesë tjetër të territorit të Ukrainës krahas Krimesë, atehere kjo do të përkthehej në një përshkallëzim tjetër të situatës në rajon.

Gjithçka ndodh në një kohë kur mediat perëndimore si edhe krerët e këtyre shteteve nuk besojnë se tërheqja e 10 mijë trupave do të ndryshonte situatën në kufirin Rusi-Ukrainë në një kohë kur aty gjenden dhjetra mijëra të tjerë që mund të realizonin një pushtim në pak minuta.

Madje, mediat amerikane flasin ende për një rrezik të madh të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, teksa Wall Street Journal thotë se gjithçka do të ndodhë në mëngjesin e sotëm.

Kategoritë
BotaLajme