Përfundon raundi i parë i votimit për gjykatës të Kushteuteses, mbështetësi i LVV-së në finale

Vigan Qorrolli i ka marrë 50 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në raundin e parë të votimit për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese. Dy kundërkandidatët e tij, Hilmi Jashari dhe Haxhi Xhemajli i kanë marrë nga 18 vota.

Hilmi Jashari dhe Haxhi Xhemajli do të garojnë në raundin e dytë të votimit, dhe cilido që merr më shumë vota, do të garojë në fund me Vigan Qorrollin.

Avokati Qorrolli është favorit për ta arritur qëllimin, pasi për këtë çështje do të vendosin deputetët, shumica e të cilëve në Kuvend vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, partia që ai e mbështeti fuqishëm kohët e fundit.

Visar Morina, që qe njëri nga 11 kandidatët që kishte aplikuar për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese, është tërhequr sot nga gara, ndonëse kishte marrë vlerësimin si një nga 4 më të mirët.

Kategoritë
LajmeVendi