Përfundon stërvitja ushtarake e përbashkët turko-azerbajxhanase “Vëllazëria e Patundur 2021”

Objektivat armike imagjinare u shkatërruan dhe zonat e pushtuara u çliruan gjatë stërvitjes së përbashkët ushtarake të kryer nga Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit në Nahçivan.

Stërvitja “Vëllazëria e Patundur 2021”, e mbajtur në Nahçivan me pjesëmarrjen e Komandës e Armatës 3. të Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Komandës së Armatës së Nahçivanit të Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit, filloi me ofensivën e forcave speciale në lartësitë e pushtuara nga armiku imagjinar dhe me çlirimin e këtij rajoni.

Në stërvitje, ku trupat turke dhe azerbajxhanase zbarkuan nga ajri në prapavijën e armikut imagjinar, forcat armike u zunë në pritë, u neutralizuan dhe u sekuestruan mjetet e tyre të blinduara.

Po ashtu snajperët pjesëmarrës në këtë stërvitje i eliminuan objektivat e tyre me qitje precize, ndërsa objektivat imagjinare u goditën me artileri të rëndë, mortaja dhe raketa.

Gjatë stërvitjes, në të cilën pozicionet e armikut imagjinar u sulmuan me tanke dhe autoblinda luftarake, forcat speciale çliruan vendbanimet e pushtuara.

Avionët luftarakë gjithashtu morën pjesë në stërvitje dhe i goditën objektivat imagjinare me saktësi maksimale.

Stërvitja përfundoi me valëvitjen e flamujve turq dhe azerbajxhanas mbi lartësitë e “çliruara” pushtimi i armikut imagjinar dhe me helikopterët që fluturuan duke shpalosur flamujt e të dyja vendeve.

Kategoritë
BotaLajme