Përgatituni mirë! Pushimet këtë vit do kushtojnë më shtrenjtë

Çmimet për udhëtimet ndërkombëtare janë vendosur të rriten këtë vit për shkak të kërkesës së mbyllur dhe më pak aeroplanëve në shërbim, ka paralajmëruar një shef udhëtimesh.

Shumë kompani ajrore kanë zvogëluar ndjeshëm numrin e fluturimeve që kryejnë për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Pavarësisht kërkesës së madhe, pasiguria e bën të vështirë për kompanitë ajrore të planifikojnë rikthimin e më shumë avionëve në shërbim.

“Ka kaq shumë kërkesa të mbyllura“, tha z. Fogel. “Të gjithë duan të shkojnë të udhëtojnë, por ne të gjithë duam ta bëjmë atë në mënyrë të sigurt.”

Shefi ekzekutiv i Booking.com, Glenn Foge beson se duhet  një sistem apostafat, që gjithçka të funksionoj  siç duhet.

Si për shembull, Bashkimi Evropian po punon për të pasur një leje dixhitale të gatshme në kohë për pushimet e verës. Dhe kjo duket si një zgjidhje e duhur.

Kategoritë
BotaLajme