“Përgjigju në shqip”, gazetari i Maqedonisë së Veriut e “ngacmon”, Vuçiç: Kur ta mësoj gjuhën

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe Zoran Zaev, presidenti i serbisë Aleksandër Vuçiç është ngacmuar nga një gazetar i Maqedonisë së Veriut. Ky i fundit duke i drejtuar pyetjen për çështjen e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ka thënë se po flet anglisht meqë kështu i drejtuan pyetjet edhe kolegët e tjerë.

Kur e ka marrë fjalën, Vuçic e ka pyetur nëse dëshiron që t’i përgjigjet serbisht apo anglisht, ndërsa gazetari ia ka kthyer në shqip. Vuçiç tha se nuk e di gjuhën por i duhet ta mësojë.

Diskutimi:

Gazetari: Kjo është pyetje për të tre, do preferoja maqedonisht por meqe të gjithë po flasin anglisht atëherë po ua drejtoj pyetjen në anglisht… (vijon me pyetjen pyetjen)

Vuçiç: Doni tju pergjigjem ne aglisht apo serbisht?

Gazetari: Përgjigju në shqip

Vuçiç: Për fat të keq s’e flas dot shqipen do më duhet ta mësoj, më duhet të them se të flasësh për këtë shpejtësi Serbia është 100% mbështetëse për proceset e integrimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë….

Kategoritë
LajmeRajoni